Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Allegri: Roma është për titull, Dybala? Nuk kam vendosur ende

Një sfidë direkte e ajo e së shtunës mes Juventusit dhe Romës. Të tillë e konsideron trajneri Massimiliano Allegri duke e klasifikuar Romën si një prej favoriteve më të mëdha për titullin e Serisë A.

“Duhet ende të vendos se kush do të luajë. Dybala rigjeti golin të mërkurën në Kupë përballë Genoas dhe për këtë jemi të gjithë të lumtur pasi ai është një aset i çmuar i klubit tonë. Në 2017 u aktivizua në 38 ndeshje prandaj nuk ndodh asgjë nëse qëndron në stol për disa takime dhe më duhet ta them se nuk e kam vendosur nëse do të luajë që nga minuta e parë. E rëndësishme është që ai të rigjejë veten, të rikthehet të jetë Dybala të cilin njohim dhe besojmë të gjithë”.

Gjithashtu trajneri i bardhezinjve shpehet se i ka idetë e qarta për formacionin por i duhet ende të vleresojë formën e Mandzukic dhe Cuadrados pasi përveç Howedes, De Scilgios dhe Buffon pjesa tjetër e grupit është e gatshme dhe në formë optimale.

“Higuain, Benatia, Chiellini dhe Alex Sandro do të jenë titullarë të sigurtë në këtë sfidë përballë verdhekuqve, të cilët kanë vlera të padiskutueshme. Roma bashkë me Napolin gjatë viteve të fundit kanë vërtetuar të jenë antagoniste për ne. Skuadra e Di Francescos është e përbërë nga lojtarë fizikë me teknikë shumë të mirë. Kjo nuk më bën apsak ziliqar sepse jam i lumtur me grupin që kam në dispozicion. Kam një skuadër të jashtëzakonshme edhe pse Roma nuk mbetet prapa. 

Njëherazi Allegri shton se skudra e Di Francescos ka pësuar vetëm tre gola në transfertë dhe  është piërkisht trajneri që i jep ekuilibër ambientit të verdhkuqve.

 “Di Francesco po konfirmon çdo ditë e më shumë të gjithë kompetencën e tij taktike dhe teknike. Arriti të rikthente ekuilbirin në një ambient të vështirë.Kanë pësuar 10 gola vetëm tre në transfertë, është një skuadër që po tregon dhëmbët në kampionat”.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...