Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Italisë

Allegrit i rikuperohen të gjithë për finalen, Inzaghi me një lojtar në dyshim

Kupa e Italisë do të njohë fituesin e ri mbrëmjen e të mërkurës, me Juventusin dhe Interin që do të përballen në finalen e madhe në “Olimpico”, e cila do të transmetohet në ekranin e SuperSport, duke nisur nga ora 21:00.

Bardhezinjtë e Juventusit kanë lënë pas humbjen ndaj Genoas dhe po përgatiten për përballjen e të mërkurës, teksa trajneri Maximilliano Allegri ka marrë lajme shumë të mira nga infermieria, pasi ka rikuperuar thuajse të gjithë futbollistët.

Kështu Locatelli po stërvitet me grupin, ndonëse vështirë se mund ta nisë nga minuta e parë ndaj Interit, ndërsa gati do të jenë edhe Danilo e Pellegrini, ashtu si edhe Cuadrado, që u rikuperua që për sfidën ndaj Genoas në kampionat.

Në formacion ndaj zikaltërve pritet të luajnë Chiellini e De Ligt në qendër të mbrojtjes, ndërsa dilema e Allegrit është për sulmin, pasi plani i parë është për treshen Morata-Vlahovic-Cuadrado, por e josh edhe një rreshtim 4-2-3-1, me Dybalën pas sulmuesve.

Nga ana tjetër, edhe Simone Inzaghi i ka të gjithë në dispozicion, teksa i vetmi në dyshim, është mbrojtësi Bastoni, i cili duket se do të sakrifikojë për të qenë në fushë në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit për zikaltrit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...