Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Allison në histori, shënon “in extremis” dhe mban në garë Liverpoolin për vendin e katërt

Fitore e pabesueshme e Liverpoolit 1-2 më fushën e West Bromwich. Portieri brazilian, Alisson Beker realizoi golin e jetës sapo nisi minuta e 96-të, përtej shtesës së akorduar nga gjyqtari (vetëm 5 minuta), në momentin e ekzekutimit të goditjes së këndit nga Alexander-Arnold, duke i siguruar pikët e arta “The Reds” për objektivin Champions. Diçka e padëgjuar më parë në klubit legjendar aglez, pasi në historinë e tij 126-vjeçare asnjë portier nuk ka mundur të gjejë rrugën e rrjetës. Dhe nuk ishte një gol dosido.

Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp u gjend në vështirësi që në fillim të sfidës, pasi vendësit shënuan të parët me Hal Robson-Kanu në minutën e 15-të, pas pasimit të marrë nga Pereira. Kundërpërgjigjja e Liverpoolit erdhi në minutën e 33-të me Mohamed Salah, që në këtë rast bashkëpunoi me Sadio Manenë, 1-1.

Miqtë dominuan gjatë pjesës së dytë, krijuan raste të shumta shënimi, por as Firminho, as Alexander-Arnold, as Alcantara dhe as Wijnaldum nuk arritën ta thyenin portierin Johnstone. Por “gardiani” i West Brom nuk i kishte bërë llogaritë me homologun e tij të Liverpoolit, që, në goditjen e këndit të fituar në sekondat e fundit të minutës së pestë shtesë, la portën për të bërë një nga ato mrekulli që shkruajnë historinë.

Tashmë Liverpooli shkon në kuotën e 63 pikëve dhe nuk varet nga rezultatet që do të arrijnë Chelsea dhe Leicester City në dy takimet e fundit për të siguruan pjesëmarrjen në Champions.

 

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...