Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Alonso: Atalanta e meritoi fitoren, kjo nuk ishte dita jonë dhe është turp që ndodhi në finale

Gasperini: Fitore historike, këta djem janë fantastikë!

Duke folur për mediet pas disfatës në finalen e Europa League, që korrespondon edhe me humbjen e parë pas 51 ndeshjes, trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso u shpreh se Atalanta ishte më mirë se ta.

Tekniku spanjoll shtoi se skuadra e tij nuk mundi të luante siç do të donte, ndërsa u shpreh se nuk ishte dita e tyre dhe se është turp që ndodhi në finale.

Lexo edhe:

“Sot Atalanta ishte më e mirë se ne, nuk mund të thuash ndryshe. Sot nuk mundëm të luanim ashtu siç donim, pas golit të parë Atalanta gjeti energji të madhe dhe ne e pranuam atë. Ne ishim gati për duelet një kundër një në të gjithë në fushë, por ne nuk ishim në gjendje të imponoheshim. Nuk ishte dita jonë, është turp që ndodhi në finale, por ne nuk mund të bëjmë gjë tjetër veçse ta pranojmë”-tha ai.

Më tej numri një i stolit të Leverkusen se do të analizojnë çdo detaj dhe do të shikoj gabimet, pa mohuar edhe të tijat.

“Do të analizojmë çdo detaj pas ndeshjes, ndoshta ka pasur disa gabime, edhe të miat. Humbëm shumë duele një kundër një. Ndeshja që kishim përgatitur nuk funksionoi dhe patëm disa probleme”-deklaroi Xabi Alonso.

 

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...