Formula 1

Zyrtare, Alonso rikthehet te Renault në 2021-in!

Fernando Alonso do të rikthehet në Formula 1 dhe dy herë kampioni i botës do të garojë sezonin e ardhshëm me skuadrën Renault. Piloti i famshëm spanjoll për herë të fundit ka marrë pjesë në një garë të Formulës 1 në fundin e muajit nëntor, në vitin 2018  në Çminin e Madh të Abu Dhabi-t dhe që nga ajo kohë piloti asturian është aktivizuar në kompeticione të ndryshme të automobilizmit, sidoqoftë Fernando Alonso vazhdon të konsiderohet si një ndër pilotët më të zotë në qarkullim të këtij sporti. Pas tre javësh Alonso do të festojë 39-vjetorin, megjithatë Fernando është kujdesur shumë për të ruajtur formën e tij fizike dhe piloti nga Oviedo e ndjen se ka ende për të dhënë në Formula 1. Burime të sigurta raportuan për BBC Sport se Alonso ka siguruar një marrëveshje me drejtuesit e skuadrës Renault. Palët kanë rënë dakord dhe detajet e kësaj marrëveshjeje do të zbulohen shpejt, në ditët në vazhdim. Fernando Alonso ka garuar me ekipin francez që nga 2002 deri në vitin 2009 dhe përjashtim bën vetëm sezoni i 2007, kur pas dy titujve botërorë të fituar në vitet 2005 e 2006 me drejtues italianin Flavio Briatore piloti I mirënjohur iberik kaloi në radhët e skuadrës McLaren, një sezon tepër I trazuar, ku piloti I lavdishëm spanjoll humbi titullin për thjesht një pikë të vetme, duke patur kundër edhe pjesën më të madhe të stafit, që natyrisht ishte I interesuar më shumë për të nxjerrë kampion bote që në vitin e tij të debutimit pilotin vendas Lewis Hamilton.

Ai sezon mbetet një ndër më të diskutueshmit në gjithë historinë e Formulës 1, për shkak të historisë së spiunazhit që doli në dritë në dëm të skuadrës italiane Ferrari, prej së cilës McLareni u ndëshkua me një gjobë shembullore prej 100 milionë dollarësh, gjoba më e lartë e regjistruar ndonjëherë në histori në të gjitha sportet, dënim që solli edhe fundin e parakohshëm të një emri të madh si Ron Dennis. Karriera e Alonsos vijoi te Ferrari, por ishin sezone të vështira, pasi makina e kuqe nuk kishte më forcën e dikurshme, e megjithatë Fernando humbi dy tituj në kampionatin botëror të pilotëve për vetëm 7 pikë gjithsej, në vitet 2010 e 2012, pasi bëhet fjalë për një kohë kur dominimi I ekipit Red Bull ishte i dukshëm dhe piloti gjerman Sebastian Vettel regjistroi katër tituj radhazi.

Alonso u tërhoq nga Formula 1 në fundin e vitit 2018 pasi qëndroi për plot 5 vjet të skuadra McLaren, sidoqoftë shpirti i tij luftarak dhe aftësitë e tij dolën në pah më së miri në garat e tjera, ku spikat më së shumti gara e famshme e 24 orëve në Le Mans, në Francë ku piloti spanjoll arriti të renditet i pari, në dy edicionet e zhvilluar në vitet 2018 e 2019, teksa garonte me ekipin Toyota Gazoo Racing, pa harruar aspak edhe titullin kampion po me të njëjtin skuadër, në kampionatin “endurance” të sezonit 2018-19, një aktivitet prestigjioz që organizohet nga vetë FIA, Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit. Piloti asturian ka tentuar disa herë për të fituar garën e famshme të 500 miljeve në Indianapolis, madje Fernando do të marrë pjesë edhe në garën e sivjetshme që do të mbahet në Brickyard më datë 23 gusht, ku Alonso do të përfaqësohet përsëri me një McLaren. Në Formula 1 Alonso renditet I gjashti në listën e pilotëve më të mirë të të gjitha kohërave, pasi numëron 32 fitore, 22 pole position, 97 podiume dhe plot 1.899 pikë të grumbulluara në 311 gara të zhvilluara në total, gjithsesi pas raportit të publikuar nga BBC Sport drejtuesit e Renault refuzuan për të bërë një koment, në lidhje me arritjen e marrëveshjes ndërmjet veteranit spanjoll she skuadrës franceze Renault, që sivjet përfaqësohet në Formula 1 me dyshen Daniel Ricciardo–Esteban Ocon.

Alonso ka vuajtur ndjeshëm vitete e fundit rënien e tmerrshme që psoi ekipi McLaren dhe për hir të së vërtetës piloti asturian nuk fiton një garë në këtë sport që nga viti 2013, kur triumfoi në Çmimin e Madh të Spanjës në Katalunjë në timonin e një Ferrari. Nga sa bëhet e ditur Alonso do të garojë te skuadra Renault në krah të francezit Esteban Ocon, duke zëvendësuar në këtë mënyrë pilotin asustralian Daniel Ricciardo, që do të largohet në drejtim të ekipit McLaren. Veterani iberik ka qenë në bisedime me drejtuesit e skuadrës franceze që në muajin nëntor, ndërsa gjatë muajit maj miku I tij Flavio Briatore deklaroi se Alonso është shumë I motivuar për t’u rikthyer në botën e Formulës 1. Viti tjetër pritet të jetë tepër I vecantë, pasi skuadrat do të duhet të garojnë me makinat e vitit 2020, për arsye të ndryshimit të rregullores, për shkak të pandemisë së koronavirusit. Alonso do të duhet të përshtatet me një makinë që ka nevojë për t’u zhvilluar, për më tepër edhe në garën hapëse të këtij sezoni Daniel Ricciardo u tërhoq shpejt, që në xhiron e 17, ndërsa Esteban Ocon e mbylli garën në vendin e 8, duke përfituar vetëm 4 pikë.

Sivjet Fernando Alonso mori pjesë në Rellin e Dakarit, ku u pozicionua në vendin e 13, sidoqoftë veterani spanoll ëndërron “kurorën e trefishtë”, titulli më i vlerësuar në automobilizëm, i fituar vetëm nga britaniku Graham Hill, që është shpallur gjithashtu kampion bote në Formula 1 në vitet 1962 e 1968. “Triple crown” nënkupton fitimin e Cmimit të Madh të Montecarlos, garën e 24 orëve në Le Mans si dhe garën e 500 miljeve në Indianapolis. Pra Alonsos i mungon vetëm gara e famshme në Brickyard, gjithsesi nga pilotët e Formulës 1 I ashtë afruar ndjeshëm kësaj arritjeje gjithashtu edhe kolumbiani Juan Pablo Montoya, që ka triumfuar në Indiana në vitet 2000 e 2015 dhe në Monako në vitin 2003.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency