Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Alonso drejt rikthimit në Spanjë, United kërkon titullarin e Interit, sirena angleze për Zaniolon

Marcos Alonso e ka ndarë mendjen për të ardhmen. Spanjolli ua ka shprehur sërish drejtuesve të Chelsea dëshirën dhe planin e tij për t’u larguar nga londinezët. 31-vjeçari thuhet se ka arritur marrëveshjen për kalimin te Barcelona, që pret edhe çmimin nga Chelsea. Anësori i majtë ka edhe një vit kontratë. Ai është pjesë e bluve prej verës së vitit 2016, kur u ble nga Fiorentina për 23 milionë euro.

Emrat në hyrje te Manchester United lidhen me Ajaksin, direkt tani ose në të shkuarën. Denzel Dumfries është emri i radhës që lakohet për të kaluar te “Djajtë e kuq” në merkaton e kësaj vere. Interi ka nevojë për para dhe për më tepër vetë mbrojtësi i krahut të djathtë është i hapur për një kalim te Manchester United, ku do të gjente ish-trajnerin e tij tek Ajax, Erik ten Hag.

Nicolo Zaniolo është një nga lojtarët më të kërkuar të Romës. Cilësitë e italianit nuk vihen në diskutim, por problemi kryesor është gjendja e tij fizike. Dëmtimet e shpeshta bëjnë që klubet të mendohen mirë kur bëhet fjalë për të investuar tek ai një shumë të madhe si 60 milionë euro, që Roma e kërkon. Veç Juventusit e Milanit, tashmë Zaniolon e do edhe Newcastle në Premier League.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...