Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Alonso, gati për “dushin” e birrës: Jam përgatitur, do të jemi në histori!

Xabi Alonso po përgatitet për një festë ku do të jetë protagonisti kryesor, pasi është arkitekti i një titulli që askush nuk e priste.

“Është një moment i veçantë për klubin dhe tifozët mund ta festojnë titullin. Pastaj është Europa League dhe pjesa tjetër. Por tani për tani, bëhet fjalë për ta provuar atë në fushë. Më pas, shpresoj që tifozët të festojnë, sepse e meritojnë.

Optimizmi: “Kam shumë arsye të mendoj se ekipi është i sigurt dhe i përgatitur mirë. “Së pari duhet të luajmë 90 minutat, pastaj do të vijë pjesa tjetër.”

Opsioni që Bayerni të humbasë. “Do të ishte një surprizë e madhe nëse të shtunën do të kurorëzoheshim kampionë. Mund të ndodhë, por ne do të preferonim të ishim kampionë me një fitore tonën. Por kjo nuk është në dorën tonë. Normalisht, Bayerni dhe Stuttgarti duhet të fitojnë ndeshjet e tyre. Duhet të jemi të durueshëm dhe të respektojmë rivalët tanë”.

Festimi: “Nëse dikush më afrohet të dielën me një gotë birrë, do të jem i përgatitur…”

Lexo edhe:

Kupa dhe Europa League. “Për pjesën tjetër të sezonit, ne do ta mendojmë ndeshje pas ndeshjeje. Ndeshja tjetër e rëndësishme është të enjten. Ne nuk mendojmë shumë për atë që kemi arritur tashmë.”

Në histori. “Më kujtohet si tifoz i Realit që trajneri që fitoi Ligën e pare ishte Alberto Ormaechea. Të gjithë e tyre e mbajnë mend. Shpresoj që të jemi kampionë dhe ta festojmë. Kjo do të mbetet në histori. U desh pak, por do të jetë një moment historik. Dhe nëse mund të fitojojmë tituj të tjerë më vonë, shumë më mirë…”.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...