Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Alonso gati për sezonin e ri: Më i fortë se kurrë, nuk ka ndjesi më të mirë se një makinë e F1

Fernando Alonso përgatitet për një tjetër sezon në Formula 1. Piloti spanjoll nuk ka ndërmend ta heqë këmbën nga gazi edhe pse tashmë është në moshën 41-vjeçare. Këtë sezon Alonso i bashkuar skuderisë së Aston Martin, ndërsa ashtu si pjesa tjetër edhe ai ka nisur provat e parasezonale. Alonso shprehet i kënaqur nga Aston Martin teksa shtoi se tashmë ndihet më i fortë se kurrë.

“Kemi kryer disa ditë prova të cilat na bëjnë shumë punë para sezonit, është diçka e nevojshme sidomos kur ke edhe një makinë të re. Gjithashtu kemi provuar edhe shumë plane të ndryshme. Pas një dimri të gjatë ndjehesh mirë kur rikthehesh në pistë për prova, është bukur kur bën shumë kilometra. Nuk ka asnjë stërvitje më të mirë se sa t’i japësh një makine të Formula 1.

Lexo edhe:

Tani ndjehem shumë në formë dhe dukem gati për garën e parë me Aston Martin. Jam i emocionuar, ka edhe pak kohë para garës së parë dhe do ta përdor për të mësuar sa më shumë”, u shpreh Alonso. Kujtojmë se gara e parë sezonale është ajo e Bahreinit më datë pesë mars në cirkuitin e Sakhir.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...