Connect with us

Hi, what are you looking for?

Europa League

Alonso: Kemi pirë birra, por kemi shumë uri për të fituar Europa League-n

Xabi Alonso, trajner i Bayer Leverkusenit, ka folur në konferencë për shtypin në prag të ndeshjes kundër West Hamit, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Evropës. Në ndeshjen e parë gjermanët fituan 2-0, por në kthim vështirësitë do të jenë më të mëdha, duke qenë se do të luhet në Londër.

Trajneri spanjoll u pyet nëse fitorja e Bundesligës mund t’i ketë shpërqendruar lojtarët e tij.

“Skuadra nuk më ka dhënë asnjë arsye për të dyshuar për angazhimin e saj. Ndjej urinë dhe dëshirën e lojtarëve për të ecur përpara. Sigurisht që do të jemi gati dhe me shumë besim për të kaluar”.

Lexo edhe:

Çfarë ju bën të mendoni se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar?

Nuk e kam ndjesinë se mentaliteti ynë do të jetë i ndryshëm nga ai që na dha këtë mundësi për të arritur në çerekfinale.

Çfarë ndryshon në krahasim me kampionatin?

Kishte sigurisht një moment për të shijuar titullin. Të dielën e dinim që kishim një shans, kështu që morëm një ditë pushim për ta shijuar titullin. Por, që nga e marta, mendjet tona janë përqendruar tek West Hami. Tani jemi në Europa League dhe kemi një shans të madh për t’u përmirësuar në një tjetër sezon të madh.

A piu ekipi birra?

Po, e pranoj. Por jo shumë.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...