Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Alonso kundër Hamilton: Ka “injoruar” rregullat, duhet të niset nga vendi i fundit

Lewis Hamilton me Mercedesin e tij ka qenë i paarritshëm për Red Bull dhe Max Verstappen në dy garat e fundit të Formula 1, në Brazil dhe Katar. Piloti britanik shfrytëzoi më së miri ndryshimin e motorit, duke përfituar ndaj rivalit holandez për titull. Teksa kanë mbetur edhe dy gara nga fundi i Botërorit me Verstappen që udhëheq me vetëm tetë pikë më shumë se 36-vjeçari, një reagim ka ardhur nga një prej veteranëve të këtij sporti si Fernando Alonso.

Spanjolli që është pjesë e skuderisë Alpine, ka theksuar se Hamilton duhet të niset nga pozicioni i fundit pasi ka përfituar nga ndryshimi i motorit dhe jo të penalizohet me thjesht pesë pozicione në start siç ndodhi në Çmimin e Madh të Brazilit.

“Ata që ndryshojnë motorin më shumë se sa herë lejohet gjatë sezonit, duhet të nisen nga fundi”, theksoi Alonso. Kujtojmë se gjatë një sezoni lejohet që motori të ndryshohet maksimumi tre herë, por Hamilton e ka bërë këtë pesë herë ndërsa ka marrë penalizime, por në fund ia ka dalë të shfrytëzojë në maksimum fuqinë e pjesëve të reja duke lënë pas Verstappen. Sakaq, gara e ardhshme do të jetë në Arabinë Saudite, ndërsa kjo pistë mund të rezultojë vendimtare për fatet e Botërorit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...