Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Amadu Latif largohet zyrtarisht nga Teuta

Amadu Latif largohet zyrtarisht nga Teuta. Klubi durrsak, nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare njofton përfundimin e bashkëpunimit me Amadu Latif. Sulmesi dhe drejtuesit kanë vendosur të ndërpresin marrëveshjen mes palëve. Klubi durrsak falënderon Amadu Latif për kontributin e dhënë me fanellën e Teutës, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në karrierën e tij sportive.

Kujtojmë që Latif ka qenë pikë referimi në sulmin e skuadrës së drejtuar nga Bledi Shkëmbi, sidomos gjatë pjesës së parë të sezonit, kur ishte golashënuesi më i mirë i Superiores.

Në 27 ndeshje në total me Teutën në kampionat, ka mundur të realizojë 9 gola. Çuditërisht, asnjë nga golat e tij nuk është realizuar gjatë vitit 2019. Kujtojmë që gjatë merkatos së janarit drejtuesit e Teutës afruan Tomislav Busicin dhe Armando Vajushin për sulmin.

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...