Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

Ambientimi vonoi, por Antony i “jep besën” United: Falenderoj ata që më ndihmuan

Antony ishte padyshim goditja më e bujshme në merkaton e verës për Manchester United. “Djajtë e Kuq” këmbëngulën për ta transferuar nga Ajax dhe ia arritën falë shifrës së 95 milionë eurove. Por, sezoni i parë me anglezët nuk shkoi sipas pritshmërive me 23-vjeçarin që pati nevojë për kohë për t’u përshtatur me futbollin në “ishull”.

Megjithatë, në ndeshjet e fundit të sezonit aktual, por sidomos në atë pasardhësin, Antony premton se do të shtojë kontributin në skuadër ndërsa nuk harroi të falenderonte edhe shokët që e ndihmuan më së shumti në fillimet e tij në Manchester.

Lexo edhe:

“Tani ndjehem më mirë dhe më duket sikur jam ambientuar edhe me qytetin. Më pëlqen shumë jeta në Manchester dhe shpresoj që këtu të kaloj shumë kohë, dua të qëndroj gjatë. Casemiro, Fred dhe Lisandro Martinez më kanë ndihmuar shumë, por nuk mund të lë pas as Fernandes, De Gea apo Dalot. Për mua këto gjeste kanë të bëjnë shumë dhe më bëjnë të ndihem shumë mirë”, u shpreh Antony.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...