Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Amerikani Ryan Lochte pezullohet me 14 muaj nga të gjitha aktivitetet

Ryan Lochte, gjashtë herë kampioni olimpik në not është pezulluar për 14 muaj, pra deri në qershor të 2019-ws. Vendimi është marrë nga Usada, Agjencia Amerikane e Antidopingut, pasi 33-vjeçari Lochte i është nënshtruar një transfuzioni intravenoz me përbërje vitaminash, por që superonte dozën e lejuar prej 100 ml brenda harkut të 12 orëve e për më tepër pa marrë autorizimin e nevojshëm. Ka qenë vetë notari amerikan që ka shkaktuar hapjen e procesit hetimor ndaj personit të tij, pasi disa muaj më parë ka publikuar nëpër rrjeteve sociale një foto shfaqej duke bërë transfuzionin. Lochte, që ka renditur në palmaresin e tij trofe të jashtëzakonshëm, mes të cilëve tre trofe të argjendtë e tre të bronztë olimpikë, përkrah 18 trofeve të artë, tashmë e sheh vetën jashtë Botërorit që do të zhvillohet nga 9 deri në 15 gusht në Korenë e Jugut. Edhe në lojërat olimpike “Rio 2016”, Lochte u pezullua me 10 muaj dhe u gjobit me 100 mijë dollarë nga Komiteti Olimpik Amerikan pasi denoncoi një vjedhje që rezultoi të mos kishte ndodhur pikërisht për të mbuluar një episod vandalizmi në të cilin notari 33-vjeçar kishte qenë protagonist bashkë me disa anëtarë të tjerë të skuadrës amerikane.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...