Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Analiza/ 7 miliardë euro shpenzime në merkaton verore, klubet gjermane në krye për arkëtimet

Tregu veror i transferimeve vendosi rekorde historike. Sipas një raporti të publikuar nga FIFA, ka qenë sezoni i transfertave me më shumë shpenzime në historinë e futbollit me 6878 milionë euro investime në blerje futbollistësh.

Analiza përfshin periudhën nga 1 qershori deri më 1 shtator 2023. Kjo shifër paraqet një rritje prej 47,2% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe një rritje prej 26,8% krahasuar me vitin 2019, periudhë kur u shënua rekordi i mëparshëm.

“Premier League kryesoi me 1,840 miliardë investime dhe gjithashtu për numrin e afrimeve (449) dhe të lojtarëve të transferuar (514),” komentoi Emilio García Silvero, drejtor i Divizionit të Shërbimeve Ligjore dhe Pajtueshmërisë të FIFA-s.

Nga ana e saj, Gjermania regjistroi shumën më të lartë të të ardhurave nga transfertat (1,037 miliardë euro).

Një faktor vendimtar në thyerjen e të gjitha rekordeve ishte ndërhyrja me prepotencë e Arabisë Saudite.

Lexoni edhe:

Me një total prej 817 milionësh (shumë e shpenzuar për blerjen e futbollistëve, kryesisht të “yjeve” nga futbolli evropian), Liga Saudite zë vendin e dytë në listë, vetëm pas Premier League-s, por përpara Francës (802 milionë), Gjermanisë (712), Italisë (664) dhe Spanjës (378).

Kjo është hera e parë që klubet e një konfederate tjetër (jo të UEFA-s), në këtë rast ajo aziatike, kalojnë 10% të shpenzimeve totale.

Po kështu, 650 milionë janë paguar si tarifa menaxherësh gjatë periudhës së transferimit të kësaj vere, që përbën një rekord të ri.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...