Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Analiza e Abissnet Superiores/ Ekipet më të mira në mbrojtje dhe rikuperimet e topave

Ndeshja e futbollit, Vllaznia e Shkodres-Partizani, 1-0, e vlefshme per Kategorine Superiore, e luajtur ne stadiumin "Loro Borici". /r/n/r/nFootball match Vllaznia-Partizani, 1-0, valid for the Albanian Super League, played at the stadium Loro Borici.

Në futbollin e ditëve të sotme, intensiteti i lojës po rritet gjithmonë e më shumë. Intensiteti i mbrojtjes po kthehet shpesh në agresivitet dhe kjo nuk nënkupton vetëm faulle, por rritje të rikuperimit të topit, duke rrezikuar më shumë në kryerjen e një faulli. Pas 18 ndeshjesh,  fiks në mes të kampionatit, kemi bashkuar të dhënat e topave të rikuperuar dhe faullet e bëra, për të kuptuar se kush janë skuadrat që japin më shumë intensitet në fazën mbrojtëse.

Këto të dhëna, ku shqyrtohen të dhënat mesatare për ndeshje, janë interesante për të kuptuar stilin e lojës të skuadrave. Mbi të gjitha, mund të shohim se skuadra që shkakton më shumë faulle, Kastrioti, nuk është skuadra që ka më shumë intensitet në rikuperimin e topit, ndërsa intensiteti i Tiranës është i njëjtë me atë të Teutës, por me nivele të ndryshëm faullesh dhe rikuperim të topit.

Në disa raste, të dhënat mund të përafrohen me gravitetin e skuadrës: një skuadër që bën presing të lartë, merr më shumë rreziqe për të shkaktuar faull (në përpjekje për të rikuperuar sa më shumë topa) sesa skuadrat që mbeten në pritje në fazën e moszotërimit. Ekipet që tregojnë më shumë intensitet në këtë fazë janë Partizani dhe Vllaznia, që janë dhe skuadrat që rikuperojnë më shumë topa “të pastër”, pra me më pak faulle se kundërshtarët.

Lajme të tjera

Bundesliga

Bayerni i Mynihut ka gjetur trajnerin e ri. Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja gjermane “Bild”, e cila raporton se në stolin e...

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Itali

Klubi i Inter bën me dije se Hakan Calhanoglu, regjizori titullar i mesfushës së trajnerit Simone Inzaghi, vuan një mbingarkesë muskulore në kofshën e...

Bundesliga

Julian Nagelsmann mund të rikthehet te Bajerni i Mynihut. Trajneri aktual i Gjermanisë ka kontratë me Federatën deri në korrik, kur do të vlerësohet...