Premier League

Analiza e legjendës së “Djajve”: Haaland i mrekullueshëm, Mbappe kategori tjetër

Kylian Mbappe dhe Erling Haaland janë ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim dhe duke pasur parasysh moshën e tyre të re, mendohet se francezi dhe norvegjezi do të dominojnë vitet e ardhshme të futbollit.

Shumë gola të shënuar nga 23-vjeçari i PSG-së dhe 22-vjeçari i Manchester City, të cilët e kanë nisur “zjarr” sezonin 2022/2023 me ekipet respektive.

Mbappe numëron 10 gola mes Ligue 1 dhe Champions League, teksa Haaland e ka filluar aventurën angleze në mënyrë fantastike, duke realizuar 11 gola me Manchester City: 8 në Premier League dhe 3 në Champions.

Paul Scholes, ish-mesfushori legjendar i Manchester United dhe kombëtares angleze, zgjedh më të mirin mes tyre. “Mbappe e vlerësoj më shumë se Haaland, e cilësoj francezin si futbollistin e ri më të mirë në botë.

Loja e Kylian është më e plotë, ka më shumë gjëra në futbollin e tij, ai nuk është thjesht një sulmues i pastër. Mbappe sulmon thellësinë, driblon disa kundërshtarë, është shumë i shpejtë dhe mund t’ia dalë edhe përballë dy kundërshtarëve.

Haaland është i mrekullueshëm, mos më keqkuptoni, por ai është një golashënues i lindur”, deklaroi Scholes, i cili e zhvilloi gjithë karrierën e tij me ekipin e Manchester United.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency