Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Analiza e Sacchit: Gasperini, De Rossi dhe Italiano, strategë, u kursejnë para klubeve

Në faqet e edicionit të sotëm të “La Gazzetta dello Sport”, ish-trajneri i Milanit dhe kombëtares, ndër të tjera, Arrigo Sacchi, komenton ecurinë në Europa League dhe Conference League të skuadrave italiane si Fiorentina, Atalanta dhe Roma, të cilat zbresin sot e nesër në fushë.

Verdhekuqtë do të kenë një sfidë të komplikuar, të cilën Sacchi, duke përdorur terminologjinë e çiklizmit, thotë se do të duhen këmbë, frymë dhe guxim për të bërë mrekullinë ndaj Levekusenit.

Atalanta, nga ana tjetër, ka shanse të shkëlqyera për të kapërcyer pengesën Marsejë dhe për të shkuar në finale.

Në fund, Fiorentina, që, sipas Sacchit, duhet të luajë siç di, sepse ndeshja në Brugge nuk është shumë e vështirë për skuadrën vjollcë.

Lexo edhe: 

Më pas, duke u ndalur te trajnerët, Sacchi shkruan:

“Nëse vëzhgojmë trajnerët e këtyre tri skuadrave, kuptojmë menjëherë se përballemi me tre strategë dhe jo me tre taktikë. Gasperini, De Rossi dhe Italiano fokusohen te loja, te grupi dhe jo tek individi.

Në këtë mënyrë ata i ndihmojnë klubet e tyre, sepse nuk duhet të shpenzojnë miliona në tregun e transferimeve, por mbështeten në ide dhe punë dhe përmirësojnë materialin njerëzor që kanë në dispozicion”.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...