Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Analiza e “The Athletic”: Ky lojtar i Shqipërisë mund të bëjë diferencën në Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e parë të Empolit dhe ekipet më të mëdha italiane u vunë pas tij. Asllani e shfrytëzoi në maksimum mundësinë e tij në ‘’Carlo Castellani’’, duke rritur shumë entuziazëm me paraqitjet e tij të shkëlqyera në fushën e lojës. Një gol i shënuar ndaj Interit në ‘’San Siro’’, para se t’i bashkohej zikaltërve, konfirmoi vlerat e tij dhe se një transferim i madh ishte një çështje kohe.

Në verën e vitit 2022, Asllani kreu hapin e madh të karrierës, duke iu bashkuar Interit të Simone Inzaghit. 22-vjecari shihej si pasuesi ideal i Marcelo Brozovic, për të luajtur si një numër 6, para mbrojtjes me tre të zikaltërve.

I lindur në Shqipëri, por i rritur nën hijen e kullës së Pisës, Asllani nisi hapat e parë të futbollit me klubin e tij lokal të Buteses, një shkollë futbolli e udhëhequr nga Francesco Pratali, një ish-futbollist shumë i dashur nga tifozët tek Empoli. Më pas, Asllani lëvizi në një nga skuadrat më të mira në Toskanë për zhvillimin e talenteve, Tau Altopascio.

Normalisht, një lojtar me potencialin e Asllanit tërhoqi interesin e Fiorentinës, por mesfushori u udhëzua për të zgjedhur Empolin, një skuadër që në fokusin primar ka aktivizimin e futbollistëve të rinj.

Trasferimi 12 milionë euro tek Interi ndoshta erdhi shumë shpejt për të. Brozovic ishte shpesh i dëmtuar në sezonin e parë të Asllanit në San Siro, por shqiptari nuk ishte gati në atë kohë për të ‘’dirigjuar’’ mesfushën e Interit. Ishte dhe një nga arsyet përse Hakan Calhanoglu u detyrua të spostohej nga një rol ofensiv, si një mesfushor më i tërhequr. Dhe kjo lëvizje e Inzaghit rezultoi efikase, pasi Calhanoglu është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Interit në atë rol.

Por me kalimin e kohës, Asllani u automatizua me procesin e lojës së Interi dhe filloi të lërë impakt. Një nga momentet më të spikatura të tij në sezonin që lamë pas ishte aktivizimi i tij në ndeshjen Inter-Roma, kur rezultati ishte 0-0.

Lexo edhe:

Asllani luajti një top të gjatë diagonal drejt Federico Dimarcos që depërtoi mbrojtjen e Romës, dhe Marcus Thuram finalizoi aksionin me gol.

Nëse shikojmë zonat ku Asllani përfshihet më shumë me topin që nga sezoni i kaluar, mund të vëreni që operon më së shumti në mesin e fushës, një zonë ku zotëron edhe 18% të prekjeve të topit, përqindja më e lartë e prekjeve krahasuar me zonat e tjera ku përfshihet.

Golin e parë me Interin e shënoi në ndeshjen e tij të 53-të me fanellën zikaltër, teksa shfrytëzoi maksimalisht një korridor të Lautaro Martinez ndaj Genoas.

Gjatë dy viteve, Asllani ka fituar të gjithë trofetë e mundshëm në Itali, titullin kampion, Kupën e Italisë dhe Superkupën. Ai ishte gjithashtu në stol për finalen e Champions League ndaj Manchester City në vitin e kaluar.

Rrugëtimi i tij në Euro 2024 do të startojë në Dortmund, kundër një kombëtareje që e njeh mjaft mirë, siç është Italia. Do të jetë një ndeshje me vlera sentimentale për të, duke qenë se zotëron pasaportat e të dy shteteve, por në fund 22-vjecari do të shpresojë që në këtë turne të konfirmojë pritshmëritë e mëdha që janë ndërtuar për të dhe të prodhojë të tjera performanca pozitive në fushën e lojës.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...