Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka ishin titullarë këtë fundjavë me skuadrën e Legia Varshavës teksa dy lojtarët shqiptarë ndihmuan polakët në triumfin 5-1 në ndeshjen e kampionatit përballë Jagiellonia. Sulmuesi shënoi njërin prej golave ndërsa mesfushori ishte i pagabueshëm në “regji” tek skuadra polake.
Emisioni Analizë Kuq e Zi, publikoi edhe statistikat e dy ish-lojtarëve të Tiranës teksa bie në sy numri i lartë i pasimeve të saktë të dyshes kuqezi, madje me Muçin që ndihmoi edhe në aspektin difensiv duke rikuperuar katër topa.
Lexo edhe:
- Një tjetër “yll” në shitje, mesfushori drejt largimit nga PSG pas 11 sezonesh
- Xavi: Ishin 10 muaj me sakrifica, vulosëm kampionatin me një ndeshje fantastike
- Humbja ndaj Brighton, Arteta: Kam vetëm zhgënjim, ua dhuruam pjesën e dytë
- “Ju tregoj bisedën me Skukën dhe Goldin”, Xhixha për “Analizë Kuq e Zi”: Sezonin tjetër titullar me Qarabag
Ndërkohë, një tjetër legjionar që u bë protagonist këtë fundjavë ishte edhe Ardian Bajrami. Mbrojtësi i ri ishte pjesë e triumfit 1-2 të Benfica B ndaj Feirense ndërsa në statistikat e publikuara nga emisioni Analizë Kuq e Zi, bie në sy se Bajrami ka fituar plot 78% të dueleve.
