Berat Gjimshiti u rikthye të luante titullar pas një kohe të gjatë me Atalantën. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, e nisi nga minuta e parë ndeshjen e Kupës së Italisë ndaj Spezias, sfidë të cilën skuadra e Gasperinit e fitoi 5-2.
29-vjeçari zhvilloi një performancë shumë të mirë. Emisioni “Analizë KUQ E ZI”, që zhvillohet çdo të hënë (18:00) në SportNews nën drejtimin e gazetarit Sokol Xhihani dhe Fation Bardhit, videoanalisti i Kombëtares U19, publikoi statistikat e Gjimshitit.
Mbrojtësi realizoi 88% të aksioneve, pasimet e sakta i pati në masën 87%, ndërkohë që nuk pati rivalë në duelet ajrore. Gjimshiti fitoi 75% të dueleve ndaj kundërshtarëve, teksa rikuperoi edhe gjashtë topa.
Lojtari shqiptar përfitoi pak minuta edhe në takimin e Serie A përballë Juventusin, takim ku Atalanta mori një pikë pas barazimit spektakolar 3-3. Gjimshiti u hodh në fushë nga trajneri Gasperini në minutën e 83’.
