Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

“ANALIZË KUQ E ZI”, mbrojtësi i Kombëtares shkëlqen në Portugali

Enea Mihaj u transferua në merkaton e verës në Portugali. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, firmosi me Famalicao, ekip me të cilin numëron 27 ndeshje deri tani.

Emisioni “ANALIZË KUQ E ZI”, që transmetohet çdo të hënë në SportNews (18:00) nën drejtimin e gazetarit Sokol Xhihani dhe videoanalistit Fation Bardhi, solli statistikat e Mihajt në ndeshjen e fundit.

Famalicao fitoi 1-3 në Santa Clara, sfidë ku 24-vjeçari shkëlqeu me performancën e tij. Mihaj realizoi aksionet në masën 89% dhe fitoi 84% të dueleve përballë lojtarëve kundërshtarë.

Qendërmbrojtësi realizoi pasime të sakta në masën 91%, ndërkohë që fitoi edhe 75% të dueleve ajrore. Gjatë ndeshjes, ai rikuperoi edhe nëntë topa.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...