Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Analizë KUQ E ZI”/ Statistika super, Bitri lideri i prapavijës së kryesuesve

Partizani ka zhvilluar një fazë të parë shumë të mirë. “Demat” kryesojnë kampionatin shqiptar me 19 pikë, katër më shumë se ndjekësit Erzeni&Tirana.

Ekipi i kuq ka pësuar vetëm shtatë gola në nëntë ndeshjet e para, statistikë ku ka dhënë kontributin e tij edhe Eneo Bitri, një nga lojtarët e ftuar nga Edi Reja për miqësoren e 26 tetorit ndaj Arabisë Saudite.

Emisioni “Analizë KUQ E ZI”, që transmetohet çdo të hënë (18:00) në Sport News nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe Fation Bardhit, ka publikuar statistikat e 26-vjeçarit të skuadrës kryeqytetase.

26-vjeçari ka shënuar një gol, ka realizuar me sukses 86% të aksioneve në të cilat ka marrë pjesë, ndërkohë që ka fituar 74% të dueleve ndaj lojtarëve kundërshtarë. Bitri është i fortë edhe në luftën në ajër falë shtat lartësisë së tij, duke fituar 78% të dueleve ajrore.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...