Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

“ANALIZË KUQEZI”/ “Diga” e kryesuesve, Lindon Selahi në super formë

Lindon Selahi debutoi me kombëtaren shqiptare në duelin e tetorit të vitit 2019, përballë Moldavisë. Sfidë të cilën kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja e fituan 0-4. Mesfushori ka veshur katër herë fanellën e Shqipërisë deri tani.

Selahi u ftua për herë të fundit në Kombëtare nga Sylvinho në duelin e parë eliminator të Euro 2024 përballë Polonisë në Varshavë. Takim ku nuk luajti fare.

 

Këtë sezon ndodhet në formë të shkëlqyer, teksa është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rijekës. Skuadër që kryeson HNL-në dhe është afër fitimit të titullit kampion në Kroaci.

Lexo edhe: 

Emisioni “ANALIZË KUQEZI”, çdo të hënë në SportNews (18:00) nga gazetari Sokol Xhihani dhe videoanalisti Fation Bardhi, publikoi statistikat sezonale të 25-vjeçarit shqiptar të lindur në Belgjikë.

 

Që vërtetojnë vazhdueshmërinë, formën fantastike dhe rritjen e Selahit, i cili po garon për t’u shpallur kampion Kroacie. 4 gola numëron mesfushori gjatë këtij edicioni me ekipin që është afër titullit të dytë në histori.

Numra shumë të mirë për një nga pikat më të forta të Rijekës, një mesfushor modern. Në ndeshjet e nivelit të lartë, si ndaj Dinamos apo Hajdukut, shqiptari ka qenë ndër më të mirët në fushë.

Lojtar me personalitet, i cili pëlqen të marrë përgjegjësi. Dhe mbi të gjitha bën mirë të dy fazat e lojës. Duke qenë “diga” e parë kur Rijeka nuk ka topin, por edhe duke nisur aksionet sulmuese dhe duke dhënë kontributin e tij në fazën ofensive.

 

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...