Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla ishte një nga lojtarët më në formë të Romës në ndeshjen e së dielës kundër Fiorentinës, të cilën skuadra e Jose Mourinhos e fitoi me rezultatin 2-0.
Emisionin “Analizë Kuqezi” në SuperSport ka pubikuar statistikat e Kumbullës në këtë takim.
Mbrojtësi ka dhënë 93% të pasimeve të sakta, ka fituar 73% të dueleve si dhe ka rekuperuar 7 topa.
Ndërkohë nuk mbyllet vetëm këtu pasi shqiptari krijoi edhe rast për të shënuar, duke i vënë në vështirësi kundërshtarët.
