Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Analizë Kuqezi” publikon shifrat e Rejës, ja bilanci i trajnerit në stolin e Shqipërisë

Pas miqësoreve me Italinë e Armeninë, trajnerit Edi Reja i përfundoi kontrata me Kombëtaren Shqiptare, të cilën e drejton që prej prillit të 2019-ës dhe tani është në pritje për të mësuar nëse do t’i ofrohet rinovimi apo jo.

E ndërkohë që në FSHF po reflektojnë, në emisionin “Analizë Kuqezi” në SuperSport është skanuar puna e trajnerit veteran italian në stolin kuqezi, duke nxjerrë në pah të gjithë shifrat e tij.

Kështu Reja është ulur në pankinën e Shqipërisë në plot 38 ndeshje, teksa bilanci është negativ, pasi numëron 14 fitore, 9 barazime dhe 15 humbje. Ka balancë totale në golavarazh, pasi kuqezinjtë nën drejtimin e Rejës kanë shënuar 45 gola dhe kanë pësuar po aq.

Gjatë tre viteve e gjysmë në krye të pankinës, Reja ka thirrur plot 82 futbollistë të ndryshëm, teksa mundësinë e aktivizimit e kanë pasur vetëm 70 prej tyre. Vlen të theksohet se “benjamini” i trajnerit italian ka qenë qendërmbrojtësi Ardian Ismajli, që numëron 2311 minuta në fushë.

Aktualisht Reja është rikthyer në Itali, në pritje të të rejave nga Tirana, teksa në FSHF po studiojnë edhe alternativa të tjera si Esteban Cambiasso apo Luigi Di Biaggio, dy ish-mesfushorë të Interit, që janë pretendentë për t’u ulur në stolin kuqezi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...