Marash Kumbulla u aktivizua në minutën e 46-të në ndeshjen e Romës me Real Sociedad në Europa League. Verdhekuqtë triumfuan me rezultatin 2-0 teksa goli i dytë u shënua nga mbrojtësi i kombëtares.
Ishte një ndeshje mjaft e mirë për Kumbullën teksa në emisionin “Analizë kuqezi” të drejtuar nga Sokol Xhihani, u shfaqën edhe statistikat e 23-vjeçarit. Kumbulla ia doli të fitonte 100% të dueleve ajrore të fituara ndërsa realizoi me sukses edhe 82% të aksioneve.
Lexo edhe:
- Pogba bëhet “bajat”, tjetër dëmtim për francezin
- Pronari i Chelsea-t kërkon me çdo kusht titullarin e Barçës
- Bindja e trajnerit të Kombëtares: Napoli fiton edhe Champions League
- VIDEO/ Goli i 10-të sezonal, Et’hemi i pandalshëm në elitën turke
Ndërkohë, bien në sy edhe tetë topa që u fituan në fushë nga ana e mbrojtësit ndërsa e humbi zotërimin e topit në vetëm një rast. Nga ana tjetër, Kumbulla ishte i saktë në 80% të pasimeve duke dhënë një provë të mirë me verdhekuqtë.
