Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Analizë Kuqezi/ Uzuni fantastik, Gjimshiti i pakalueshëm

Në emisionin “Analizë Kuqezi” të kësaj  të diele vëmendje të veçantë morën statistikat tre futbollistëve të Kombëtares Kuqezi, Myrto Uzuni, Berat Gjimshiti dhe Amir Abrashi, lojtarë titullarë dhe me peshë specifike në skuadrat respektive, Granada, Atalanta dhe Grasschopers.

Sulmuesi i beratas ishte thjesht fantastik në fitore 2-0 të Granadas përballë Andorrës. Uzuni e gjeti dy herë rrjetën brenda tri minutave lojë (10’ dhe 13’), në të dy rastet i asistuar nga Callejon.

Uzuni i ka shfrytëzuar 100% rastet që iu dhanë, ka qenë i saktë në 2 nga 4 goditjet drejt portës dhe ka qenë 63% i saktë në aksionet e realizuara.

Shifra impresionuese edhe ato të Berat Gjimshitit, titullar në mbrojtjen e e Atalantës në fitoren 2-0 përballë Sampdorias. Ka fituar 79% të dueleve dhe ka qenë i saktë në pasime 92%, ndërsa në duelet ajrore 82%. Ka mundur gjithashtu të rikuperojë 16 topa. Statistika këto që konfirmojnë rëndësinë e shtatlartit kuqezi në mbrojtjen e bergamaskëve.

I rëndësishëm për skuadrën e tij, Grasshopers, edhe Amir Abrashi në barazimin 1-1 në fushën e Luganos. Abrashi ka mundur të realizoi 83% të aksioneve, ka fituar 60% të dueleve në fazën mbrojtëse dhe ka qenë i saktë në 90% të pasimeve.

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...