Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

Analizë KUQ E ZI/ Veseli me minutazh të plotë dhe shifra optimiste në Serinë B

Minutat e pakta në Serinë A me fanellën e Salernitanës, bënë që Frederik Veseli të zgjedhë transferimin te Benevento në Serinë B, ku po luan rregullisht dhe po provon të rikthehet në formën e tij më të mirë.

Në emisionin “Analizë Kuqezi”, në SuperSport, u publikuan edhe shifrat e mbrojtësit në këto javë të para të Serisë B, ku evidentohet një saktësi 85% në pasime dhe 69% e dueleve të fituara.

Natyrisht që niveli në Serinë B është më i ulët se në elitën e futbollit italian, megjithatë fakti që Veseli po luan rregullisht sjell qetësi edhe për trajnerin Edi Reja në prag të ndeshjeve me Izraelin e Islandën, pasi zgjedhjet në mbrojtje janë të limituara.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...