Analizë Superiore/ Fitorja e parë në “Kukës Arena”, mbrojtësi shkëlqen në fitoren ndaj Dinamos

Kukësi mposhti me rezultatin 2-1 Dinamon për të mbajtur “gjallë” shpresat për të siguruar një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm. Përveç gëzimit të tre pikëve, verilindorët iu gëzuan edhe suksesit të parë në shtëpinë e re, “Kukës Arena”.
Ndërkohë, në emisionin Analizë Superiore në Supersport nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe videoanalistit të kombëtares U19, Fatjon Bardhi, në bazë të statistikave ka rezultuar se lojtari më i mirë i ndeshjes të jetë Bruno Lulaj, me mbrojtësin që gjeti edhe golin në ndeshjen ndaj Dinamos. Lulaj gjithashtu kompletoi me sukses edhe 61 nga 65 pasimet e tentuara, ndërsa ia doli të rikuperonte edhe 10 topa.
