Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ Fitues i të gjitha dueleve ajrore, Sofranac habit korçarët. Më i miri i Skënderbeu-Dinamo

Aleksandar Sofranac është cilësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes Skënderbeu-Dinamo, që u luajt për raundin e 24-të të Abissnet Superiore. Në emisionin “Analizë Superiore” në Supersport të moderuar nga Sokol Xhihani, me pjesëmarrjen e video-analistit të kombëtares U-19, Fatjon Bardhi, mbrojtësi i “bluve” të kryeqytetit është lojtari më i mirë i këtij takimi referuar statistikave.

Sofranac ka realizuar 74% të aksioneve të sakta, pra 35 nga 47 aksione që ka realizuar. Më pas ai ka dhënë 88% të pasimeve të sakta. Lojtari i kryeqytetasve ka fituar 8 nga 12 duelet, ndërsa në duelet ajrore ka dalë i fituar në 100% të tyre.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...