Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Analizë Superiore”/ “Gafat” në pasime: Befasojnë kampionët e Teutës, Kukësi super

Në emisionin “Analizë Superiore” në Supersport, nën drejtimin e gazetarit Sokol Xhihani dhe Fation Bardhit, videoanalist i kombëtares U19, dolën shumë statistika rreth asaj që ndodhi në fazën e parë të Abissnet Superiores.

Pasimet e sakta janë shumë të rëndësishme sa i përket nisjes së ofensivës së skuadrave, por jo vetëm. Gabimet nuk mungojnë në kampionatin tonë, teksa më poshtë është renditja e skuadrave me numrin më të madh të topave të humbur.

Në krye kampionët e Teutës me 948 topa të humbur në total ose 64.69 topa për ndeshje. Më pas vjen Partizani (944), ndërsa podi i “gafaxhinjve” plotësohet nga Vllaznia (923).

Kukësi është ekipi që ka gabuar më pak se të tjerët në pasime. Skuadra e Longos numëron 781 topa të humbur në fazën e parë, teksa kanë bërë mirë në këtë aspekt edhe Skënderbeu e Kastrioti.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...