Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

“Analizë Superiore”/ Gola, asist dhe driblime: Ardit Hoxhaj i jashtëzakonshëm në Vllaznia-Kastrioti

Vllaznia nuk hasi shumë probleme përballë Kastriotit, rival të cilin e mposhti 3-1 fundjavën e kaluar. Fitorja e tretë sezonale në Abissnet Superiore për ekipin shkodran dhe vendi i tretë në renditje me 7 pikë më pak se Tirana kryesuese.

Ardit Hoxhaj ishte protagonist i suksesit të fundit të kuqebluve të Brdaric me 2 gola dhe 1 asist. Golat e parë në këtë kampionat për Hoxhajn, i cili sezonin e kaluar realizoi 12 gola në Superiore me Vllazninë.

Me të drejtë, 27-vjeçari vlonjat është përzgjedhur lojtari më i mirë i ndeshjes Vllaznia-Kastrioti në emisionin “Analizë Superiore” në Supersport, nën drejtimin e Sokol Xhihanit dhe Fation Bardhit, videoanalist i kombëtares U19, që nxjerr statistika dhe detaje interesante të asaj çfarë ndodh në futbollin tonë.

Përveç golave dhe asistit të dhuruar për kroatin Aralica që zhbllokoi rezultatin, Hoxhaj u shfaq problematik për mbrojtjen krutane në krahun e djathtë. Lojtari ofensiv tentoi 4 driblime, nga të cilat 3 i realizoi me sukses.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...