Abissnet Superiore

Analizë Superiore, statistikat e ndeshjeve të javës së 34-të

Abissnet Superiore po i afrohet me shpejtësi fundit, teksa në fundjavën e kaluar u luajt java e 34-tërt. Një nga takimet më interesante ishte ajo mes Tiranës kampione dhe Vllaznisë që synon një vend në Kupat e Europës. Bardheblutë edhe pse tashmë kanë siguruar objektivin sezonal sërish ia dolën të fitonin me rezultatin 3-1. Bardheblutë e trajnerit Orges Shehi ia dolën të shënonin në tre raste nga katër herë që goditën portën e Zogovic, ndërsa nga ana tjetër, shkodranët goditën gjashtë herë kuadratin e Visar Bekajt, por nuk kishin saktësinë e duhur. Ndërkohë, kuqeblutë ishin më mirë në aspektin e zotërimit të topit, pasimeve dhe dueleve të fituara.

Ndërkaq, Kukësi ia doli të siguronte fitoren e parë në “Kukës Arena” me verilindorët që mposhtën me rezultatin 2-1, Dinamon. Sa i takon statistikave, verilindorët u shfaqën dominues ndaj bluve të kryeqytetit në aspektin e zotërimit të topit, goditjeve në portë, pasimeve të sakta dhe dueleve të fituara.

Sakaq, Partizani mori një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Egnatias me rezultatin 0-1. Të kuqtë iu falën një goli të Arinaldo Rrapajt ndërsa ishin më mirë në aspektin e pasimeve të sakta dhe dueleve të fituara.

Ndërkohë, Teuta doli me pikë të plota nga transferta e Kamzës me Kastriotin duke i mposhtur krutanët me rezultatin 0-1. Sa i takon statistikave, bie në sy minutazhi i ulët i lojës efektive, ndërsa Kastrioti ishte më mirë në duelet e fituara, por të besuarit e trajnerit Emiljano Çela u shfaqën inferior në aspektin e pasimeve të sakta.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency