Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Analizë Superiore/ Tirana mposhti në derbi Dinamon, një portier më i miri sfidës

Tirana mposhti me rezultatin 1-0 në Elbasan Arena, Dinamon me një gol të shënuar nga braziliani Devid De Silva. Megjithatë, njeriu i ndeshjes i përzgjedhur në emisionin Analizë Superiore në moderimin e Sokol Xhihanit dhe me pjesëmarrjen e videonalistit të kombëtares U19, Fatjon Bardhi ishte portieri Visar Bekaj.

Gardiani i bardhebluve ka shkëlqyer në këtë sezon, ndërsa edhe njëherë shfaqqi aftësitë e tij ndaj dinamovitëve duke u treguar i saktë në disa ndërhyrje gjatë të ndeshjes, mirëpo kulmin e arriti në momentin kur priti penalltinë e Agim Ibraimit katër minuta para se të mbyllej takimi duke ruajtur portën e paprekur.

Bekaj i kuptoi krahun sulmuesit të Dinamos dhe ia doli të grushtonte topin duke hidhëruar blutë. Në këtë formë, 24-vjeçari i dhuroi Tiranës një trepikësh shumë të rëndësishëm për ecurinë e kryeqytetasve drejt titullit numër 26 në histori. Tashmë, kur ka mbetur edhe një sfidë nga faza e tretë për të kaluar më pas tek nëntë ndeshjet e fundit të kampionatit, Tirana udhëheq klasifikimin me 13 pikë më shumë se ndjekësit më të afërt Laçi.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...