Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Analizon çdo detaj, Real Madrid me “sy e veshë” nga Skriniar

Skriniar mbyll sezonin para kohe
Skriniar mbyll sezonin para kohe

Milan Skriniar është në fokusin e Real Madridit për sezonin e ardhshëm. Kështu raportojnë nga Italia ku sqarojnë se klubi madrilen nuk i ndahet mbrojtësit slloven që mund të mbërrijë falas në Bernabeu. Kontrata e 27-vjeçarit me Interin përfundon në qershor të vitit të ardhshëm dhe kjo është një mundësi në tregun e transferimeve.

Interi po përpiqet që Skriniar të rinovojë kontratën e tij, por në Itali theksojnë se mbrojtësi tashmë ka marrë vendimin për t’u larguar. Real Madridi është i vëmendshëm ndaj gjithçkaje që ndodh me mbrojtësin, por nuk është i vetmi pasi edhe Paris Saint-Germain e dëshiron sllovenin.

PSG tashmë u përpoq të nënshkruajë me Skriniar në verë, por ky operacion rezultoi i pasuksesshëm. Megjithatë, skuadra franceze nuk e ka harruar atë dhe sipas mediave do të tentojnë të nënshkruajnë në dimër. Nga ana tjetër duket se Inter nuk do t’ja bëjë të lehtë punën dhe do të kërkojë 70 milionë euro për mbrojtësin.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...