Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ancelotti: 11 trofe me Realin? Dua të tjerë

Carlo Ancelotti, trajner i Realit të Madridit, e pranon se fitorja e thellë 4-1 në Superkupën e Spanjës ndaj Barcelonës ishte ndoshta paksa e tepruar, por skuadra e tij e meritoi dhe përfitoi nga pikat e dobëta të rivalit historik.

“Ishte një ndeshje e vështirë, nuk e prisja të shënonim kaq herët. Ne përfituam nga fakti që linja e tyre e mbrojtjes u vendos lart, rezultati ishte i tepruar për mënyrën se si luajti Barcelona”.

Vinicius Jr. shkëlqeu me një tregolësh që në pjesën e parë.

“Vini luajti shumë mirë. I duheshin dy ose tri ndeshje për t’u rikthyer në nivelin e tij më të mirë (braziliani ishte jashtë për një muaj për shkak të një problemi fizik). Skuadra është vërtet e mirë, ne jemi të motivuar, veçanërisht pas fitimit të këtij trofeu.

Lexo edhe:

Për italianin ishte trofeu i 11-të si trajner i Realit, por ai e ka të qartë se cikli do ende kohë të mbyllet:

“Jam i lumtur, por dua të luftoj për të 12-tin. A e kam kaluar rekordin e Zidane? Ishte një natë e veçantë, por në Madrid ka shumë net të tilla. Kjo është forca e këtij klubi”.

Lajme të tjera

Futboll

Jose Mourinho është gati të kthehet në pankinë, pas shkarkimit nga Roma muaj më parë. Portugezi do të marrë drejtimin e Beshiktashit, ekip ku...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...