Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Ancelotti: Benzemasë nuk i flas, ja planet e mia pas largimit nga Reali

Carlo Ancelotti shkroi historinë me titullin e fituar me Realin e Madridit, pasi u bë i pari trajner që shpallet kampion në të 5 ligat më të forta europiane, si Spanjë, Itali, Angli, Francë e Gjermani.

Tekniku italian mbetet një nga më të suksesshmit në profesionin e tij, megjithatë në një intervistë të dhënë pas triumfit në kampionat, ka zbuluar se Reali me shumë mundësi do të jetë stacioni i fundit i karrierës së tij.

“Nëse Reali më mban trajner edhe për 10 vite, atëherë do të qëndroj, por me shumë mundësi, kjo do të jetë skuadra e fundit që drejtoj. Më mungojnë shumë gjëra nga jeta private, si qëndrimi me nipërit e mbesat, takimet me motrën time, etj. Nuk kam qenë asnjëherë në Australi e Rio De Janeiro, ndaj kur ta mbyll me trajnimin, do të bëj pikërisht këto gjëra. Ndoshta do të marr në konsideratë vetëm oferta nga ndonjë përfaqësuese, pasi ka më pak angazhim”, zbuloi trajneri italian.

Pavarësisht punës së Ancelottit, “kyçi” i suksesit të Realit këtë sezon, duket se është pikërisht francezi Karim Benzema, që po shënon në mënyrë të frikshme dhe italiani pranon haptazi meritat e sulmuesit kryesor të “Los Blancos”.

“Karim është një profesionist i jashtëzakonshëm, që armën më të fortë të tij, ka vazhdimësinë. Ai punon gjithmonë njësoj, nuk ka njohur ulje-ngritje dhe jep gjithmonë maksimumin. Benzemanë nuk ka nevojë as ta stërvitësh, as ta menaxhosh, por vetëm ta përdorësh. Për të gjithë të tjerat kujdeset vetë, pasi është një profesionist i jashtëzakonshëm. Atij nuk i flas asnjëherë në fushë, pasi e di vetë çfarë duhet të bëjë”, tha Ancelotti.

Sezonin e ardhshëm tifozët e Realit ëndërrojnë treshen Mbappe-Vinicius-Benzema në sulm, teksa Ancelotti shfaqet mjaft optimist për bashkëjetesën e tyre në fushën e lojës.

“Për momentin mund të flas vetëm për Benzema dhe Vinicius, që i kemi këtu. Megjithatë ju siguroj që lojtarët e mëdhenj mund të përshtaten më së miri me njëri=-tjetrin. Mjafton pak vullnet për të bërë mirë”, deklaroi italiani.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...