Europa League

Ancelotti beson te kualifikimi: Me zemër dhe kurajo mund tia dalim ndaj Arsenalit!

Carlo Ancelotti beson te përmbysja e madhe. Trajneri i Napolit është besimplotë se skuadra e tij mund tia dalë ndaj Arsenalit edhe pse ka humbur 2-0 në ndeshjen e parë në Londër. Për Ancelottin mundësitë e kualifikimit ekzistojnë ende pasi edhe Napoli ndaj topçinjëve mund të bëjë atë që bëri Juventusi ndaj Atleticos së Madridit, edhe pse mbrëmjen e djeshme bardhezinjtë u eliminuam nga Ajaxi me Ancelottin që dha një mendim edhe për këtë.

SHANSET NDAJ ARSENALIT – “Do të na duhet të luajmë me zemër dhe me tru. Duhet të mos na mungojë guximi. Nuk duhet të jemi aq të depërtueshëm në mbrojtje. Të bëjmë ndeshjen perfekte. Tifozët do të jenë një shtysë e madhe për të triumfuar. Rezultati na penalizon, por ne do bëjmë çfarë kemi në dorë për të tentuar kualifikimin.”

CALLEHON – “Do të qëndrojë. Kjo është dëshira e tij dhe e jona. Është një lojtar që e ndjen rëndësinë e fanellës së kësaj skuadre. Ai është pikë kyç për ne.”

ELIMINIMI I JUVENTUSIT – “Mbrëmë u dëshmua se në Europë gjithçka është e paparashikueshme. Juventusi nuk e përgatiti mirë ndeshjen. Ajaksi u tregua një ekip i madh. Ata gjithmonë prodhojnë lojtarë të mëdhenj. Në Itali është e pamundur të programosh për të ardhmen, sepse të gjithë duan rezultat menjëherë”.

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency