Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Ancelotti bie dakord me basketbollistin e NBA: Kam fituar shumë, por kam humbur edhe më shumë!

Giannis Antetokounmpo, lojtari i famshëm që aktivizohet në NBA me skuadrën e Milwaukee Bucks bëri mjaft bujë pak ditë më parë teksa u pyet për dështimin. 28-vjeçari u shpreh se jo çdo humbje është dështim dhe se në sport ka ditë të mira dhe të këqija.

Së fundmi, edhe Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid foli në konferencë për shtyp para ndeshjes së radhës në transfertë ndaj Real Sociedad ku veç të tjera komentoi edhe deklaratën e basketbollistit të NBA duke theksuar se është dakord me çdo fjalë të Antetokounmpo.

Lexo edhe: 

“Më duket spektakolare ajo çfarë ka thënë Antetokounmpo, jam dakord me 100% të asaj që ka thënë. Në sport, por edhe në jetë nuk ka dështime. Dështim është kur nuk kupton sa mund të arrish. Në mometin që jep maksimumin dhe ke ndërgjegjen e pastër nuk mund të flasësh për dështime. Ndonjëherë gjërat shkojnë mirë dhe ndonjëherë jo. Unë kam një karrierë me tituj, por ato që kam humbur janë më shumë”, u shpreh Ancelotti.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...