Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ancelotti drejt Premier League, por jo te Arsenali

Të martën vonë në mbrëmje nënshkroi divorcin me Napolin, të premten ka nisur bisedimet me Everton. Carlo Ancelotti nuk humbet asnjë minutë kohë dhe është menjëherë pranë një tjetër stoli në karrierë. Po përflitet shumë për një marrëveshje me Arsenalin madje avokatët e teknikut kanë kontaktuar me drejtuesit e topçinjve , megjithatë  sipas raportimeve të tabloidit “The Sun” është e vërtetë që tekniku nga Regiolo ndodhet në Londër, por për momentin nuk po bisedon me klubin bardhekuq por me Evertonin. Pronari i “The Toffies ” Fahrad Moshiri dhe administratori Bill Kenëright ndodhen në kryeqytetin e Anglisë dhe është zbuluar se kanë nisur  negociatat me trajnerin 3 herë fitues të Uefa Champions League. Më 6 dhjetor klubi nga Liverpooli shkarkoi Marco Silvën pas 18 muajsh dhe është ende në kërkim të një zëvendësuesi ndërsa për momentin skuadra po drejtohet nga ish sulmuesi Duncan Ferguson. Evertoni aktualisht ndodhet në vendin e-14-të dhe Ancelotti shihet si njeri më i përshtashëm për ta nxjerrë skuadrën nga kriza, për momentin ka vetëm bisedime dhe asnjë marrëveshje edhe pse Ancelotti duket më i tërhequr nga një aventurë e mundshme me Arsenalin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...