Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Ancelotti “fërkon duart”, lajme të mira nga infermieria

Carlo Ancelotti ka marrë një lajm të mirë nga infermieria, pasi sulmuesi dhe kapiteni i skuadrës, Lorenzo Insigne është rikuperuar plotësisht dhe është stërvitur me skuadrën, duke qenë gati për sfidën e të shtunës në mbrëmje ndaj Sampdorias.

Insigne u dëmtua në ndeshjen me Juventusin, ku luajti vetëm 45 minutat e para, për t’u zëvendësuar më pas nga meksikani Lozano, megjithatë mbetet ende e paqartë nëse kapiteni do ta nisë nga minuta e parë sfidën me Sampin.

Kjo pasi javën e ardhshme në “San Paolo” mbërrin Liverpooli dhe Ancelotti mund të preferojë që ta ruajë italianin pikërisht për sfidën ndaj “The Reds”, duke i besuar të shtunën dyshes Mertens-Lozano.

Është rikuperuar ndërkohë edhe sulmuesi polak Arkadiuz Milik, por gjithsesi mjekët kanë këshilluar që ky i fundit të vazhdojë akoma stërvitjen me skuadrën dhe të pritet minimalisht edhe një javë, para se të përdoret në fushë, për të mos rrezikuar përsëritjen e dëmtimit.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...