Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Ancelotti: Finalja e Kupës së Botës 2030 duhet të luhet në “Bernabeu”, thjesht është stadiumi më i mirë

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti ka deklaruar në konferencën në prag të ndeshjes ndaj Osasuna-s, se është normale që Luka Modric të mos ndjehet i lumtur, pasi ka luajtur shumë pak.

Megjithatë tekniku i “Los Blancos” theksoi se përtej kësaj kroati nuk do të largohet në janar.

Lexo edhe:

Ai nuk do të largohet në janar. Unë flas me Modric çdo ditë sepse e shoh atë çdo ditë. Është e qartë se ai nuk është i lumtur që nuk luan, sepse ai ka luajtur gjithë jetën e tij, por ai është ende entuziast, ai e di që askush nuk mund të japë kontributin e tij, ka një karizëm mbresëlënës në dhomat e zhveshjes. Për shokët e tij ai është themelor. Është e qartë se fakti që ai nuk luan ndikon tek ai dhe ata që e duan, nga tifozët te shokët e skuadrës. Ne të gjithë e duam shumë”-tha italiani.

Më tek tekniku i madrilenëve foli edhe për Botërorin 2030, për të cilin tha se finalen duhet ta zhvillojë në “Bernabeu”, pasi sipas Ancelotti është stadium më i mirë në botë.

Finalja duhet të luhet në Madrid, sepse Madridi është kryeqyteti i Spanjës dhe duhet të luhet në Bernabeu sepse Bernabeu është dhe do të jetë stadiumi më i mirë në botë. Thjesht për këtë.”-u shpreh Carlo Ancelotti.

Lajme të tjera

Legjionarët

Mirlind Daku është kthyer në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi u transferua gjatë verës tek skuadra ruse ku...

Spanjë

Xavi Hernandez do të largohet nga Barcelona në përfundim të këtij sezoni dhe tashmë presidenti Laporta është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit. Sipas...

Angli

Trajneri i Brighton, Roberto De Zerbi flet për të ardhmen e tij, e cila është një nga temat më të nxehta të ditëve të...

La Liga

Valencia ndal Realin e Madridit në “Mestalla” në një barazim 2-2, ku protagonisti kryesor i ndeshjes bëhet gjyqtari Gil Manzano. Po luhej minuta e...