Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Mbretit

Ancelotti: Fitojmë në “Camp Nou”, jemi mësuar me përmbysje

Carlo Ancelotti nuk e bën dramë humbjen në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit ndaj Barcelonës. Skuadra e Xavit triumfoi 0-1 në “Santiago Bernabeu”, por trajneri italian beson te përmbysja dhe kalimi në finale.

Nuk arritëm të siguronim rezultatin që donim, por performanca e skuadrës na mbush plot besim për ndeshjen e kthimit. Duhet të përsërisim këtë lojë edhe në Barcelonë.

Ata qëndruan mbrapa, u mbrojtën shumë mirë, por ne nuk i lejuam të zhvillonin futbollin që donin të luanin. Kjo është sigurisht një meritë dhe një ogur i mirë për sfidën në ‘Camp Nou’.

LEXO EDHE:

E nisëm dhe e përfunduam mirë ndeshjen, por paguam një gabim individual. Jemi të kënaqur, nuk është kurrë e lehtë të kontrollosh ndeshjen ndaj një kundërshtari si Barcelona.

Duhet të kthejmë rezultatin, por nuk është hera e parë që na ndodh. Pres të njëjtin intensitet në takimin e kthimit. Duhet të krijojmë më shumë raste për gol. Barcelona do të luajë ndryshe në fushën e vet”, u shpreh Ancelotti.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Kombëtare

Shqipëria e minifutbollit shkruan historinë në Essen të Gjermanisë, duke e kaluar për herë të parë fazën e grupeve. Kuqezinjtë e trajnerit Irtan Sejko...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...