Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Ancelotti i preferuari ynë”, në Brazil nuk fshihen më

Tashmë nuk ka më dilema: Carlo Ancelotti është kandidati kryesor për stolin e kombëtares së Brazilit. Pesë herë kampionët e botës, u ndanë me Titen pas përfundimit të Katar 2022.

Skuadra seleçao i është besuar përkohësisht Ramon Menezes. Presidenti i Federatës Braziliane të Futbollit (CBF), Ednaldo Rodriguesha ka pranuar publikisht interesimin për trajnerin e Real Madrid.

Në deklaratën e dhënë për BeIN Sports, kreu i futbollit brazilian u shpreh: “Nuk po them që Ancelotti ka marrë një ofertë nga ne, por ne duam të bindemi nëse ai dëshiron të vijë këtu.

Lexo edhe:

Kemi një plan A dhe po e them sinqerisht për herë të parë. Është e kotë ta fshehim: Ancelotti është i preferuari ynë”.

Trajneri italian, prej vitesh një ndër më të mirët dhe më fituesit në qarkullim, ka kontratë deri në vitin 2024 me “Los Blancos”.

Raporti fantastik që krijon me lojtarët është një nga pikat e tij më të forta. 63-vjeçari cilësohet në Brazil si personi i duhur për të rikthyer Kombëtaren te fitimi i Kupës së Botës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...