Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ancelotti i prerë: Trajner i Italisë? Jo, faleminderit!

Carlo Ancelotti u jep fund zërave për një emërim të tij të mundshëm në krye të Përfaqësueses Italiane, që duhet të ringrihet pas atij eliminimi të turpshëm nga Suedia në play off-in e Botërorit. Dëshira e trajnerit italian është të marrë drejtimin e një klubi, qoftë në Serinë A.

“Më nderon fakti që të gjithë italianët më duan si trajner të Kombëtares. Por janë shumë gjëra të tjera që duhen marrë në konsidertë, sidomos vullneti im. Më pëlqen të drejtoj sërish një klub, për të qenë çdo ditë në kontakt me fushën e blertë. Të bëhesh trajner i Kombëtares do të thotë të ndryshosh zanat.”

Po a do të ishte i gastshëm Ancelotti të drejtonte sërish në elitën e futbollit italian?

“Pse jo, do të më pëlqente të drejtoja sërish në Itali. Nuk kam patur kontakte me Milanin. Futbolli italian ka shumë probleme dhe unë mund të përfshihem për t’i zgjidhur. Është çështje cilësie futbollistësh dhe klubesh. Në këto momente, nuk jemi mes përfaqësueseve më të mira, talentet e mëdha nuk lindin çdo ditë, është çështje cilkesh”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...