Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Ancelotti “injoron” Cadizin: Finalja jonë është ndaj Bayernit

Përpara ndeshjes kundër Cadizi-it, trajneri i Real Madrid-it, Carlo Ancelotti deklaroi se qëllimi i tij është që ta fitojnë titullin e La Liga-s sa më shpejt të jetë e mundur.

Duke folur për mediet, tekniku italian u shpreh se kanë për të pasur një sfidë ët vështirë, duke ditur se Cadiz-i po Lufton që të mos bjerë nga kategoria.

Lexo edhe: 

“Objektivi që kemi është shumë i qartë, të shtojmë tri pikë për t’u afruar me fitoren e këtij kompeticioni. Në mendjen tonë kemi vetëm këtë qëllim. Nuk mendojmë se çfarë mund të ndodhë më pas, por vetëm për arritjen e objektivit tonë, që është të fitojmë kundër një ekipi që lufton për të shmangur rënien dhe që do të vijë në Bernabeu me gjithë entuziazmin dhe dëshirën për të fituar pikë”-u shpreh ai.

Më pas duke folur për qëllimin parësor të këtij sezoni, kreu i stolit të “Los Blancos” u shpreh se finalja e tyre është të mërkurën në Champions League, në gjysmëfinalen e dytë kundër Bayern Munich.

“Finalja që kemi parasysh është të mërkurën, kundër Bayern-it, ku do të luajë Lunin. Do të shohim më vonë”-deklaroi Carlo Ancelotti.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...