Champions League

Ancelotti: Jam njeri i rekordeve! Kemi vuajtur, por kemi merituar gjithçka

Carlo Ancelotti u bë trajneri me më shumë Champions League të fituara në karrierë, plot 4 të tilla, dy me Milanin dhe dy me Realin e Madridit, të fundit pikërisht mbrëmjen e kaluar në “Stade de France” ndaj Liverpoolit.

Tekniku i mirënjohur italian, i cili mori drejtimin e madrilenëve vetëm verën e kaluar, deklaroi se është mjaft i lumtur me këtë arritje, teksa nuk u kurseu komplimentet për skuadrën e tij.

“Nuk mund ta besoj këtë arritje, kemi qenë fantastikë dhe kemi bërë diթka të jashtëzakonshme. Vuajtëm shumë, sidomos në pjesën e parë, por në fund mendoj se e merituam këtë sukses. Jam një rekordmen dhe jam shumë i lumtur. Erdha në skuadër vitin e kaluar dhe gjeta një grup fantastik, me lojtarë shumë të fortë psikologjikisht. Kemi kaluar pengesa shumë të mëdha, me ndihmën e jashtëzakonshme të tifozëve tanë, të cilët e meritojnë të festojnë bashkë me ne sonte. Courtois? E pabesueshme. Nuk mund ta besoj çfarë ka pritur”, tha Ancelotti.

Eventet Sportive në SuperSport

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency