Serie A

Ancelotti: Jepini kohë Gattusos

Milani dështoi të fitojë edhe nën drejtimin e Genaro Gattusos, por është pikërisht Carlo Ancelotti ai që merr në mbrojtje ish mesfushorin e kuqezinjve.

“Gattuso e stërviti këtë ekip vetëm 2 ditë dhe nuk mund të prisnim ndonjë ndryshim të madh. Mendoj se atij i duhet dhënë kohë për të rikthyer Milanin në rrugën e duhur , atë të rezultateve pozitive. Pastaj, kundër Beneventos pashë një skuadër të vendosur mirë , që për pak ia doli të sillte 3 pikët në shtëpi”, u shpreh Ancelotti.

Ish trajneri i Bayernit vlerësoi edhe punën e bërë nga Vincenzo Montella, veçanërisht vitin e kaluar, ndërsa pranoi se afrimet e shumta sollën vështirësi këtë sezon.

“Edhe Montella punoi shumë mirë vitin e kaluar dhe arriti të çojë skuadrën në Europë. Këtë vit u investua shumë dhe u shtuan disa lojtarë, por kjo situatë të krijon vështirësi, pasi afrimet e reja duan kohën e tyre për t’u përshtatur”, deklaroi Carlo Ancelotti.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency