Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Ancelotti ka refuzuar kombëtaren italiane?

E hëna do të jetë shumë e rëndësishme sa i përket futbollit në Itali, pasi do të mblidhet Këshilli Federal. Kështu, krahas konfirmimit të Tavecchios si president, pritet të diskutohet edhe në lidhje me trajnerin e ri.

Emri i vetëm që diskutohet në këto momente, është ai i Carlo Ancelottit, një trajner me mjaft eksperiencë dhe që për momentin është i papunë, pas shkarkimit nga stoli i Bayernit. Emrat e tjerë, si Mancini, Di Biagio, apo ndonjë tjetër, nuk bindin, ndërsa thuajse I gjithë opinion sportive italian, sugjeron Ancelottin si zgjedhja e duhur.

Gjithsesi, Giovanni Brachini, një menaxher i njohur futbolli, i ftuar në programin sportive të një radioje italiane, tregoi me bindje se Ancelotti ka refuzuar stolin e kombëtares italiane.

“Ancelotti nuk do të stërvisë Italinë, të paktën për momentin. Mund ta them me bindje këtë ,sepse planet e tij aktuale janë krejtësisht të tjera dhe stolin e kombëtares do ta preferonte pas disa vitesh”, tha Brachini.

Gjithsesi, të hënën pritet të ketë detaje të reja në lidhje me faktin nëse do të pranojë Ancelotti stolin e Italisë, apo do të kërkohet një tjetër trajner.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...