Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Ancelotti shkruan historinë: Kjo është madhështia e Realit të Madridit!

Carlo Ancelotti, i ngazëllyer për kualifikim e Realit të Madridit në finalë të Championsit. Trajneri italian, pas ndeshjesh shpjegoi dhe përmbajtjen e videos motivuese që u kishte dhënë futbollistëve për ta parë në prag të kësaj përballjeje.

“Kjo është madhështia e këtij klubi. Reali është një klub që nuk të dorëzohet edhe kur duket se gjithçka ka marrë fund. Të jep forcë për të vazhduar, për të vazhduar, për të besuar… Kemi luajtur një ndeshje kundër një rivali shumë të fortë. Kur gjithçka dukej se kishte mbaruar, ne kërkuam energjinë e fundit për ta përballuar.

Nëse barazon një ndeshje në minutat e fundit, ke avantazh psikologjik. Hyn në një dinamikë tjetër. Pjesën e parë e bëmë mirë. Na mungoi pak lidhja mes linjave, luajtëm më shumë se ç’duhet me topa të gjatë. Kemi luajtur kundër tri skuadrave të afta për ta fituar Ligën e Kampionëve. Ka qenë një sukses i madh. Videoja motivuese që ata panë para ndeshjes ishte me të gjitha përmbysjet që kemi bërë këtë sezon. Të paktën do ta nisim finalen 0-0, kjo nuk është keq”.

Pa dyshim, njeriu i ndeshjes për “Los Blancos” ishte Rodrygo, autor i një dygolëshi të pabesueshëm në fundin e kohës së rregullt.

“Ndihem shumë i lumtur. Nuk kam fjalë për ta shpjeguar atë që ndiej. Ndihem i nderuar që luaj për Realin e Madridit dhe kjo është arsyeja pse po e shijoj këtë moment. Besimi që më jep Ancelotti është shumë i rëndësishëm, si kur e nis titullar, ashtu edhe kur aktivizohem gjatë ndeshjes.”

Vlen të theksohet se italiani shkruan historinë, duke u bërë i pari trajner në botë, që arrin 5 herë në finalen e Ligës së Kampionëve…

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...